Friday, October 2, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Rama mbron deputeten e tij dhe “shpërthen” ndaj Lutfi Dervishit: S’ka as shkollë, asnjë…

by Rilindje
17/07/2026
in POLITIKË
Rama mbron deputeten e tij dhe “shpërthen” ndaj Lutfi Dervishit: S’ka as shkollë, asnjë…

Debati i disa ditëve më parë mes analistit Lutfi Dervishi dhe deputetes socialiste Briseida Çakërri vijon të prodhojë reagime.

Gjithçka nisi nga një pyetje që Dervishi i drejtoi deputetes gjatë një interviste: “Si e shpjegon shpartallimin e euros?”, ndërkohë që në përgjigjen e saj Çakërri u shpreh shkurt: “Është forcuar leku!”.

Deklarata e deputetes e cila theksoi se kishte përfunduar studimet universitare për Financë, u bë menjëherë virale në rrjetet sociale dhe nxiti komente të shumta.

Për këtë debat është ndalur së fundmi edhe kryeministri Edi Rama, ku gjatë një takimi mesditën e kësaj të premte me sipërmarrësit, kreu i qeverisë kritikoi analistin, pa ia përmendur emrin, por duke iu referuar qartë episodit të përfolur.

“Po e mbyll me njërin, se e pashë në një nga këto fast food-et që sjell algoritmi. I thoshte me një pamje prej kompetenti, por një personazh që nuk ka asnjë atribut që të mbështesë kompetencën e vet, as shkollë për ekonomi e financë, as ndonjë trajnim për ekonomi e financë, asnjë ditë punë gjëkundi, përveçse në industrinë e llafeve dhe thashethemeve”, tha Rama, teksa vazhdoi më tej duke i dhënë të drejtë deputetes së tij.

Sipas kryeministrit, interpretimi se euro “ka rënë” është i gabuar, pasi sipas tij fenomeni duhet parë si një forcim i monedhës kombëtare.

“E thoshte: “Po mirë, pse ka rënë euro?” Dhe kur dëgjoj përgjigjen më të natyrshme se është forcuar leku, sikur kapi gabim dikë që dha një gafë. E vërteta është që nuk ka rënë euro, por që është rritur leku. Leku është pasqyrë e një ekonomie tjetër që nuk është ekonomia që ka qenë para 5 vitesh”, tha Rama më tej.

Kujtojmë se disa ditë më parë deputetja socialiste ishte e ftuar në A2CNN ku dhe përballë kishte analistin dhe profesorin. Lutfi Dervishi. Përpos shumës që qeveria akordoi për koncertin e Kanyë West, në atë studio u diskutua dhe për protestat, por edhe për ndikimin e euros në ekonominë shqiptare.

NGA KATEGORIA

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…
POLITIKË

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…

01/10/2026
PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…
POLITIKË

PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…

01/10/2026
“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…
POLITIKË

“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…

30/09/2026
Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…
POLITIKË

Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…

29/09/2026
“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)
POLITIKË

“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)

29/09/2026
Klevis Balliu gjen zgjidhjen për “korrupsionin”: Të shkrihet SPAK dhe të merret…
POLITIKË

Skandali në SHISH/ Klevis Balliu i kërkon “llogari” Edi Ramës për emërimin e Vlora Hysenit

29/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Rama publikon FOTON me presidentin Amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që…
EDI RAMA

Rama publikon FOTON me presidentin Amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që…

01/10/2026
Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…
POLITIKË

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…

01/10/2026
“Shpërblim, një pagë shtesë!”/ Kush janë punonjësit që marrin LAJMIN E MIRË, i jepet “OK”…
AKTUALITET

“Shpërblim, një pagë shtesë!”/ Kush janë punonjësit që marrin LAJMIN E MIRË, i jepet “OK”…

01/10/2026
PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…
POLITIKË

PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…

01/10/2026
Përplasja për pagat e gjyqtarëve/ Rama kryen LËVIZJEN urgjente, fton…
EDI RAMA

Rama shpërthen për kullat dhe arkitektët e huaj: Nuk dimë t’i bëjmë…

01/10/2026
Dy personazhe publike vihen në dispozicion të policisë! Kush janë dy VIP-at që refuzuan…
SHOWBIZ

Dy personazhe publike vihen në dispozicion të policisë! Kush janë dy VIP-at që refuzuan…

01/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!