Thursday, July 16, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Rama mesazh të fortë opozitës: Me pahir, askush nuk më detyron që…

by Rilindje
21/12/2025
in EDI RAMA
“Furtunë” në vjeshtë për Socialistët: Emrat e qeverisë së re do të…

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e krijuar në Kuvend nga opozita ditën e betimit të Endrit Shabanit si Avokat i Popullit.

Rama u shpreh se ne e mbështeti Shabanin si kandidat të propozuar nga opozita, pavarësisht qëndrimeve kritike që ai ka pasur më parë ndaj PS-së.

Ai theksoi se askush, përfshirë opozitën, nuk mund t’i imponojë vendime me presion apo protesta. Gjithashtu Rama ka ironizuar opozitën, duke thënë se ajo u pendua për një vendim që vetë e kishte marrë.

“Një tjetër zhvillim i ndodhur këtë javë ka qenë edhe betimi në Kuvendin e Shqipërisë i z.Endrit Shabani si Avokati i ri i Popullit. Ppozita iu rikthye vesit që del me shpirtin, rivuri në punë muskulaturën e krahëkëmbëve, rindezi pishtarët e ecjes qorrazi nëpër pyll dhe rifilloi avazin e kërcënimeve për llogari të një dordoleci thuajse 100 vjeçar.

Pra e mbeshtetën Endri Shabanin, i dhanë firmat e kërkuara nga ligji, e sollën në buqetën e tyre të kandidatëve, ku për hir të së vërtetës, ky zotëria ishte i vetmi me një sy mes ca qorrave të ububushëm dhe sapo panë që ne, – që thamë që në krye të herës, nuk do të mbështesim asnjë kandidaturë, por do presim që të mbështesim një nga kandidaturat që do të na sjellë opozita – do ta mbështesnim zotin Shabani, u hodhën përpjetë sikur po bënim avokat të popullit ndonjë kandidatin tonë.

Qesharak deri në fund domethënë, po përveçse qesharakë edhe të lodhur deri në fund nga mendja, që nuk ua nxjerr e nuk ua nxjerr mësimin se me pahir e me budallallëk, mua dhe kësaj shumice popullore që quhet Partia Socialiste e Shqipërisë, jo ata, po askush në këtë vend nuk na imponon dot asgjë.

Pahiri dhe budallallëku janë një gjuhë që ne nuk e kuptojmë. Endri Shabani ka thënë shumë gjëra kundër nesh e kundër meje personalisht sa të duash, por ne e zgjodhëm si kandidat të opozitës, duke respektuar parimin e ndjekur edhe më parë, pavarësisht se këtë herë i kishim edhe mbi 84 votat e nevojshme e po të ishim ata që nuk jemi, por që ata thonë se ne jemi, mund të zgjidhnim kë të donim, por nuk e bëmë. Kurse ata që u bënë pishman, mend për herë tjetër”, tha Rama.

NGA KATEGORIA

Pensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë, mes afateve optimiste dhe rrezikut…
EDI RAMA

Ky shtet i madh i Europës i thotë “PO” Qeverisë Rama/ Pensionet njihen edhe nga…

15/07/2026
“U godit pabesisht nga terrori!”/ Rama e nis ndryshe mëngjesin e sotëm…
EDI RAMA

“Do shfuqizojmë ligjin!”/ Rama jep lajmin e papritur për Shqipërinë nga Brukseli…

14/07/2026
“Si thanë? S’ka më negociata…”/ Rama mes liderëve ndan videon nga Brukseli: Do t’i….
EDI RAMA

“Si thanë? S’ka më negociata…”/ Rama mes liderëve ndan videon nga Brukseli: Do t’i….

14/07/2026
Rama mori LAJMIN FANTASTIK nga Bashkimi Europian/ Më 14 korrik do…
EDI RAMA

Rama merr LAJMIN E MIRË/ Bashkimi Europian “zgjidh qesen”, sa miliona merr Shqipëria…

14/07/2026
“Sot është një super ditë”/ Komisionerja e Bashkimit Europian ka një LAJM TË MIRË për Shqipërinë…
EDI RAMA

“Sot është një super ditë”/ Komisionerja e Bashkimit Europian ka një LAJM TË MIRË për Shqipërinë…

14/07/2026
Rama mori LAJMIN FANTASTIK nga Bashkimi Europian/ Më 14 korrik do…
EDI RAMA

E BUJSHME! Një tjetër hap drejt BE-së, Shqipëria sot KRYEN lëvizjen historike…

14/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

VIDEO/ Sherr i pazakontë brenda PD-së, ndërpritet mbledhja dhe fiket transmetimi…
POLITIKË

VIDEO/ Sherr i pazakontë brenda PD-së, ndërpritet mbledhja dhe fiket transmetimi…

15/07/2026
“Plas” në mbledhjen e Këshillit të PD/ Ish-kandidatja ia thotë në sy Berishës: Ke shkelur…
POLITIKË

“Plas” në mbledhjen e Këshillit të PD/ Ish-kandidatja ia thotë në sy Berishës: Ke shkelur…

15/07/2026
Majko, Xhaçka, Ilir Meta, Idrizi jashtë Kuvendit? Kush deputet futet nga listat e hapura PS – PD
POLITIKË

Zbardhet propozimi i PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë…

15/07/2026
Mësohet rivali i Flamur Nokës për “postin” e rëndësishëm në PD! Ja kush është deputeti…
POLITIKË

Mësohet rivali i Flamur Nokës për “postin” e rëndësishëm në PD! Ja kush është deputeti…

15/07/2026
Gjykata e Lartë do ta nxjerrë nga burgu? E FUNDIT: Zhvillim i papritur nga dosja “Veliaj”, sapo jep…
AKTUALITET

Gjykata e Lartë do ta nxjerrë nga burgu? E FUNDIT: Zhvillim i papritur nga dosja “Veliaj”, sapo jep…

15/07/2026
“Nuk duhet të japë dorëheqje”/ Ish-nënkryetari i PD del hapur në mbështetje të Ramës: Protestuesit…
POLITIKË

“Nuk duhet të japë dorëheqje”/ Ish-nënkryetari i PD del hapur në mbështetje të Ramës: Protestuesit…

15/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!