Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi për Vitin e Ri 2025 për të gjithë shqiptarët.
Rama, në videomesazhin nga Kryeministria, u shpreh se gjatë vitit 2024 Shqipëria është ngjitur më lart se ndonjëherë.
Kreu i qeverisë shtoi se “në vitin që po troket dhe në disa vite pas tij, do ta ngjisim në majën, ku do të qëndrojë edhe kur të gjithë ne të mos jemi më, aty ku gjendet shtëpia e madhe e Familjes së Bashkuar Europiane”.
Kryeministri u uroi shqiptarëve “një Vit të Ri në ngjitje, me shëndetin top, me mbarësi e gëzime në familjet tuaja”.












