Kryeministri Edi Rama ndahet përfundimisht nga ata ministra socialistë që kanë abuzuar me fondet publike.
Kryeministri Edi Rama u pyet në lidhje me qëndrimet e tij për ministra apo ish-ministra që hetohen nga SPAK, duke theksuar se Partia Socialiste kishte hapur rrugën drejtësisë për të goditur fenomenin e korrupsionit në nivele të larta.
“Nuk besoj se ka ndryshuar gjë, që përgjegjësia qeverisëse patjetër është e kryeministrit, ndërsa përgjegjësia penale është individuale. Nuk ka përgjegjësi të ndarë kur është fjala për individë, të cilët abuzojnë me detyrën prapa kurrizit të të tjerëve dhe përpiqen të përfitojnë duke shfrytëzuar mundësinë që u jep detyra. Përgjegjësia e kryeministrit është përgjegjësia e pa diskutueshme për të gjitha objektivat e pashpallura. Qëllimet individuale janë të fshehta dhe të ulëta. Ky është momenti për të ndarë rrugët për të gjithë ata që tradhtojnë qëllimet e përbashkëta”, tha Rama.












