Qeveria Rama ka ndërmarrë hapa për t’i ardhur në ndihmë këngëtares së njohur Parashqevi Simaku, e cila prej vitesh jeton në kushte të vështira në SHBA.
Sipas burimeve, koordinimi për këtë rast i është besuar Taulant Ballës, i cili gjithashtu mban përgjegjësi për çështjet e diasporës.
Një ekip diplomatik në konsullatën shqiptare në New York ka zhvilluar një takim të posaçëm me qëllim ndihmën e Simakut në dy drejtime kryesore: pajisjen e saj me një pasaportë shqiptare dhe ndërmjetësimin me autoritetet amerikane për të rifreskuar dokumentacionin e saj ose nisjen e procedurave të reja për t’i garantuar qëndrimin dhe identifikimin.
Procesi, megjithatë, ndodhet në fazë fillestare dhe suksesin e tij do ta përcaktojë vullneti i Parashqevi Simakut për të bashkëpunuar me autoritetet shqiptare dhe amerikane kur kjo të kërkohet.












