Kryeministri Edi Rama nis sot vizitën zyrtare në Londër. Kreu i qeverisë shqiptare do të ketë disa takime me zyrtarë në Britaninë e Madhe.
Në mesditë do të takohet me kreun e Kuvendit britanik. Në orët e pasdites, Rama do ta zhvillojë takim me homologun e tij, Rishi Sunak. Pas takimit në orën 16:00, kryeministrat do të kenë një deklaratë për mediat. Në takim pritet të diskutohet për çështjen e emigrantëve të paligjshëm por edhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
Kryeministri Rama do të marrë pjesë gjithashtu në një aktivitet të rëndësishëm në Londër.












