Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vota e shqiptarëve për Partinë Socialiste përkthehet në një ulëse në tryezën e Bashkimit Evropian me emrin “Shqipëri”.
Në Kuvendin Rinor të PS, Rama u shpreh i bindur se do të fitojë sërish në këto zgjedhje, duke siguruar në këtë mënyrë mandatin e katërt.
“PS do marrë mandatin e 4 për të ngjitur atdheun e përbashkët në majën e lartë të 2023, aty ku Shqipëria do të jetë më në fund si gjithë Evropa. Në atë majë, ne do ta vendosim përgjithnjë flamurin tonë kombëtar, aty ku është oborri i shtëpisë së familjes europiane. Aty ku do të hyjmë si të barabartë mes të barabartësh. Pas më pak se 100 ditësh, shqiptarët do të na mbështesin më shumë se asnjëherë më parë, jo se jemi më të mirët, edhe pse më të mirë se ne nuk ka, por sepse Shqipëria më shumë se kurrë i është afruar asaj maje. Ne vumë në vend dinjitetin e Shqipërisë në sytë e botës. Ne premtojmë atë që bëjmë dhe kemi në dorë të bëjmë atë që premtojmë. Mbi të gjitha kemi në dorë të cojmë në vend më në fund amanetin e të parëve tanë, e Gjergj Kastriotit, të rilindasve tanë, të Ismail Qemalit, të dëshmorëve dhe të bëjmë realitet ëndrrën evropiane të shqëiptarëve duke e kthyer votën e tyre për PS në një ulëse me emrin Albania në tryezën e BE“, tha Rama.