Turistët që do të vizitojnë atraksionet turistike në qytetin e Shkodrës do të kenë lehtësi.
Të gjithë pushuesit do të kenë akses në internet falas në të gjitha destinaconet turistike, si edhe në pedonalen e qytetit të Shkodrës. Lajmin e ka ndarë kryeministri Edi Rama i cili që në mëngjes ka zbuluar një video nga atraksionet turistike të Shkodrës.
“MIRËMËNGJES dhe me internetin falas që do të jetë në dispozicion në të gjitha atraksionet turistike të Shkodrës dhe pedonalet e qytetit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama. KËTU SHIKO VIDEO-n