Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet në SHBA përballë Kamela Harris.
Kryeministri i Shqipërisë në mesazhin e tij theksoi se mezi po pret të bashkëpunojë me presidentin e ri të SHBA, Donald Trumpin.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë shqiptare shkruan se Trump mori një fitore të jashtëzakonshme dhe do të çojë më tej bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe SHBA.
“Urime Donald Trump për në këtë fitore të jashtëzakonshme. Ishte një nder i vërtetë të punoja së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm”, shkruan Rama.