Kryeministri Edi Rama ka vijuar me fyerjet dhe ofendimet ndaj Opozitës në vend.
Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Rinor të PS, Rama teksa u ka bërë thirrje diasporës që të regjistrohen për të votuar, ka hedhur ofendime ndaj kryeopozitarit Sali Berisha.
Rama gjatë fjalës së tij ka deklaruar se vota për të tjerët është një gur i hedhur në kënetën e bretkosave.
“Nga sot, 100 ditë, do t’i bëjnë të rinjtë dhe të rejat ta refuzojnë kënetën dhe bufin e stërplakur, dhe të gjitha bretkosat politike dhe mediatike. Ato do i bashkohen trenit të PS në 11 maj, nga Tirana, lokomotiva jonë, që sa më shumë tentojnë ta ndalojnë duke i hedhur baltë, aq më shumë do të jenë të shkelur me votë. Nga Shkodra në Vlorë, sepse Shqipëria po bëhet, nga Tropoja në Konispol, ku toka quhet Shqipëri, po krijohet një mundësi. Sot, ata që duan të investojnë në tokën e gjyshërve për të ndërtuar bujtinë apo agroturizmëm janë shumëfishuar. Ata do të përfitojnë dhe nga Paketa e Maleve dhe nga linja e re e financimit të Bankës së Shqipërisë”, tha Rama.