Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëveshjen e firmosëur me homologen italiane Giorgia Meloni për marrjen e 3 mijë emigrantëve afrikanë.
Rama tha se Lezha nuk u zgjodh rastësisht, por pati një studim.
“Kur është vendosur vendi, nuk është vendosur arbitrarisht, por janë studiuar disa opsione. Është zgjedhur si vendi më i përshtatshëm edhe për shkak të terrenit ku kjo qendër do vendoset që është në krah të spitalit repartit ushtarak pranë aeroportit të Gjadrit. Është një operacion që për sa na takon së pari Shqipëria ofron hapësirën por nuk ka asnjë përgjegjësi të drejtpërdrejt e menaxhon të gjithën Italia. Edhe fondet janë të Italisë. E vetmja gjë që do impaktojë zonën eshte se ata njerëz që do strehohen aty do ushqehen do shërbehen dhe kjo do ti shërbejë zonës sepse zona, bizneset në zonë do kenë një klient të ri që do marrë ato shërbime. Të gjitha aspektet e tjera s’do kenë asnjë mundësi të impaktojnë sigurinë, qetësinë”, – tha Rama.