Edi Rama rrëfen një histori nga fëmijëria e tij për të treguar se asnjëherë nuk e ka humbur besimin.
Rama tregon një të thënë nga gjyshja, e cila i jepte atij për të mësuar, se nëse në jetë nuk ke bërë asgjë për të tjerët, vendi yt nuk është në parajsë, por në ferr.
“E para, arsyeja qe jam në këtë punë, jam sepse besoj. Më ka rritur një gjyshe që thoshte “do takosh shumë njerëz në jetë, por takimi i fundit është më i rëndësishëm. Në fund do takosh një plak, me flokë të bardha të gjata me mjekër të bardhë të gjatë që është Shën Pjetri. Ai ka çelësat ku do shkosh ti. Do shkosh në ferr apo në parajsë. Edhe ferri dhe paraja ka katet e veta, ka 9 kate ferri nëntokë, parajsa mbi tokë. Do të ulesh përballë atij dhe d të thotë: hë më thuaj kush je çfarë ke bërë? Do i thuash mësova mësimet, mora notat, mbarova shkollën, u bëra artist, bëra veprat, u martova, bëra fëmijë… Çfarë do ti tani? Do të thotë. Ti i paske bërë të gjitha për vete. Dhe këtu ndahet kjo punë. Paradise paradise, po nëse ke bërë vetëm për vete, do shkosh në ferr”. Ajo që unë besoj është që ti i lë përmes të tjerëve pjesët e tua, lë përmes të tjerëve një pjesë tënden me fëmijët, me dashurinë që jep, me solidaritetin dhe një pjesë tjetër me gjërat që mbeten”, tha Rama.












