Teksa u bëri thirrje Shqiptarëve të diasporës të investojnë në atdhe përmes “paketës së maleve” në turizëm, kryeministri Edi Rama ndau me shqiptarët e Britanisë shembullin e mjekut Kristo Papa.
Rama tha se u takua me mjekun, i cili i tha se kishte dëshirë të kthehej dhe të kontribuonte në atdhe.
“Unë dje takova Kristo Papën, një mjek me një karrierë mbresëlënëse deri këtu në Londër, i cili ka dëshirë të kthehet, më tha dua të vij të kontribuoj për PS të 2030. I thashë mendoje mirë se çfarë po vendos se çfarë po lë mbrapa, sepse mund të ndihesh i zhgënjyer. Politika është mision i vështirë për ata që e kuptojnë si shërbim dhe si sakrificë. Nuk kam ça mendoj tha. I kam arritur këtej ato që duhet të arrija, tani çdo gjë është për vendin tim por mbi të gjitha që të ndjehem gjallë, në dispozicion dhe të ndihem i dobishëm për më shumë se kaq sa jam mësuar të bëj….U them shqiptareve punojnë në tokat e tjerëve ejani në Shqipëri jo vetëm që të merrni të ardhura më të mira ku e ku se ato që jepeshin kur ju këtë por do paguani shumë më pak taksa. Paketa e maleve do ti japë mundësi çdokujt që e ka një truall një shtëpi në malet e Shqipërisë që të mund të investoje pa pasur vështirësie të mungesës të tapisë dhe mungesës së letrave të tokës“, tha Rama.












