Edi Rama ka reaguar për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për të pritur në një qendër siç saktësoi Kryeministri, emigrantët që kapen në ujërat italiane.
Rama ka zbuluar se Shqipëria ka pasur kërkesa dhe nga vende të tjera të BE-së për marrëveshje të kësaj natyre por i ka refuzuar. Në intervistë Rama sqaron pse i tha “PO”, Italisë.
“Ne nuk jemi një status BE por jemi një status ‘E’ ne jemi në Europë dhe jemi nga ana tjetër e detit dhe nuk shoh të ketë një të drejtë ndërkombëtare për shtetet e BE-së dhe një tjetër të drejtë ndërkombëtare për shtetet ‘E’. Ne kemi pasur edhe më parë dhe jo vetëm ne por edhe vende të tjera me status E, kërkesa nga vende të tjera të BE-së për operacione të kësaj natyre dhe kemi refuzuar.
Pse Italia? Na ka qëndruar pranë që në momentin e parë të arratisjes sonë nga Ferri më 1990. Pse Italia qëndroi pranë nesh gjithë këto vite, jo vetëm në Itali që ka mikpritur qindra e mijëra shqiptarë duke iu dhënë atyre një të ardhme por edhe në Shqipëri kur ne ishim buzë humnerës, Italia solli misione ushtarake, humanitare, vullnetare për të na ndihmuar”, sqaron Rama per mediat italiane.