Kryeministri Edi Rama deklaroi se paga e mjekëve dhe e infermierëve do të rritet, madje do të njihet dhe vjetërsia e punës.
Rama tha se nga QSUT-ja do të hiqen të gjitha automjetet e parkuara, përveç stafit spitalor. Sipas Ramës, në QSUT nuk do të lejohet parkimi pasi oborri do të kthehet në një park të madh.
“Paga për mjekët do të rritet 135 euro të tjera. Po kolaudohet godina tjetër e Mbretëresha Geraldinë. Është ndërtuar spitali i Kardiologjisë në QSUT. Është rindërtuar spitali i Peqinit. Të gjitha makinat nga territori i QSUT do të hiqen, do të bëhet park. Të gjitha automjetet, përveç atyre të punës, do të kenë vendin e tyre në këtë parkim të madh multifunksional të qendrës. Ka nisur rindërtimi i spitalit të plastikës. Ndërtimi i qendrës back-up në Vlorë. Ndërtimi i disa pavionëve”, tha Rama.












