Kryeministri Edi Rama nga Spanja nuk kurseu elozhet për presidentin e SHBA-së Donald Trumpin.
Rama tha se Trump mund të bëhet “bekim” për Europën duke e bërë një fuqi e madhe për kontinentin tonë.
“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe. Përderisa nuk ka politikë për këtë çështje, përtej të majtës dhe të djathtës dhe interesave elektorale, Evropa do të ketë probleme”, tha Rama në një intervistë për gazetën spanjolle “La Razón”.
“Përdorimi i emigracionit si një armë politike mund të shkatërrojë Evropën”, shtoi Rama./ Rilindje.info