Tuesday, July 14, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Rama vazhdon “përplaset” me Fevziun: Po gënjen! Salloni i qimeve të…

by Rilindje
13/01/2026
in EDI RAMA
Rama vazhdon “përplaset” me Fevziun: Po gënjen! Salloni i qimeve të…

Kryeministri Edi Rama është përfshirë sërish në replika në distancë me gazetarin Blendi Fevziu, pas akuzave të këtij të fundit për udhëtimet e ministrave.

Rama shkruan se situata nga moti i keq dhe “kalendari i ngjeshur i influencerit” e pengoi gazetarin Fevziu që të merrej seriozisht me faktin që gënjeu shikuesit e tij, kur u tha se kishte 7 fakte për ministrat që linin “kaseta” me inspektime dhe ndërkohë ishin në udhëtime private.

“Mesa kuptoj dëbora e kudondodhur dhe kalendari i ngjeshur i influencerit, e penguan Blendi Fevziun të merrej seriozisht me faktin që i gënjeu hapur shikuesit e tij besnikë, kur nga ekrani i Opinionit u tha, “kam fakte që të paktën 7 ministra janë në udhëtime private jashtë shtetit të shtunave e të dielave, dhe lënë kasetat me inspektime nëpër tv sikur janë në punë… Ju’a garantoj!”

Që kjo ishte një gënjeshtër e llojit shpifje, këtë nuk e mohoi dot as vetë Fevziu, duke reaguar ndaj postimit tim pa sjellë asnjë fakt mbi këtë sajesë të hedhur nga dritarja e Opinionit në shtëpitë e shqiptarëve, bash kur një sërë ministrash ishin ditë e natë rrugëve gjatë vorbullës atmosferike të javëve të fundit.

Unë e dija që Fevziu gënjeu, siç e di kur gënjejnë – shumë më shumë dhe shumë më shpesh se sa ai – llazoret demokratikase të sallonit të tij ose daha më keq, konkurentet e tyre tek salloni i qimeve të opozitës apo le pastaj barisalifallinjtë e udhëheqjes demokratikase.

Por duke qenë se tek salloni i Fevzos shkoj edhe vetë, kur vjen ora e ndonjë debati me përfaqësuesin më të gëlltitshëm të çetës opozitare, e kam detyrim t’i bëj apel Fevziut që t’i kërkojë falje shikuesve të përbashkët dhe të mos fshihet pas analizave të motit, me hilenë që çudia tre ditë zgjat!

Shumica dërrmuese e atyre shikuesve nuk janë votuesit e mi, madje janë tifozë kundërshtarë, por ama ata janë edhe shikuesit e mi, të cilët Fevziu i keqtrajtoi brutalisht me atë shpifje plateale, ndërkohë që në ekranin e Opinionit ata janë në besën e tij. Dhe nëse Fevziu nuk i mbron dot nga shpifësit që fton aty në çdo debat politik, minimalisht nuk duhet t’i abuzojë edhe vetë apo jo?

Do thoni ju po se mos është e para herë dhe të drejtë keni, por ama ka një moment kur duhet ndaluar e kërkuar një falje, qoftë edhe njëherë të vetme, se ky avazi i bubullimave të shpifjeve e i gërrgërrimave të akuzave nga mëngjesi në mesnatë u bë pocaqi fare, e mbase Fevziu si një lider mediatik në mexhelisin e 700 tenxhereve e gjen tek vetja këtë forcë duke dhënë një shembull pozitiv…”, shkruan Rama.

NGA KATEGORIA

Kush është arsyja? Rama largohet nga Shqipëria, kryeministri fluturon drejt këtij shteti…
EDI RAMA

Kush është arsyja? Rama largohet nga Shqipëria, kryeministri fluturon drejt këtij shteti…

13/07/2026
Injoron protestat! Rama e konfirmon/ Nuk do ta besoni çfarë po ndodh në Zvërnec…
EDI RAMA

Injoron protestat! Rama e konfirmon/ Nuk do ta besoni çfarë po ndodh në Zvërnec…

13/07/2026
Kryeministri Edi Rama që në mëngjes publikon VIDEON e pazakontë: Shikoni…
EDI RAMA

Kryeministri Edi Rama që në mëngjes publikon VIDEON e pazakontë: Shikoni…

12/07/2026
Rama me origjinë greke? Kryeministri befason me përgjigjen…
EDI RAMA

Marrëveshje të bujshme, Rama jep LAJMIN: Në Shqipëri do të krijohet…

11/07/2026
Takohet me Kanye West, Rama i kundërpërgjigjet me VIDEO-n e pazakontë…
EDI RAMA

Takohet me Kanye West, Rama i kundërpërgjigjet me VIDEO-n e pazakontë…

11/07/2026
Në prag të koncertit/ Rama e thotë troç: Kaney West do ta fusë Shqipërinë në…
EDI RAMA

Në prag të koncertit/ Rama e thotë troç: Kaney West do ta fusë Shqipërinë në…

11/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

Lëvizje surprizë! Çfarë ndodhi gjatë natës në protestën përballë Kryeministrisë…
POLITIKË

Aktivisti PARALAJMËRON ndryshime të mëdha: Në shtator presim…

13/07/2026
“O hajdut ku i ke lekët?!”/ Aktivisti përplaset keq me ish-ministrin socialist: Po e turpëron…
POLITIKË

“O hajdut ku i ke lekët?!”/ Aktivisti përplaset keq me ish-ministrin socialist: Po e turpëron…

13/07/2026
Çfarë po ndodh?! VIP-at e Erion Veliajt po protestojnë kundër Ramës
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Vendim i paparitur! Erion Veliaj e firmos nga qelia, emëron në detyrë…

13/07/2026
PD vendosi të bojkotojë, Ervin Salianji shpërthen ndaj Sali Berishës: Po i vjen…
POLITIKË

PD vendosi të bojkotojë, Ervin Salianji shpërthen ndaj Sali Berishës: Po i vjen…

13/07/2026
Akuzohet për pastrim parash, ja sa vite burg kërkon SPAK për mamanë e Monika Kryemadhit…
POLITIKË

Akuzohet për pastrim parash, ja sa vite burg kërkon SPAK për mamanë e Monika Kryemadhit…

13/07/2026
”Institucionet abuzojnë”/ Braçe: Në këtë vend do bëhej nami, nëse…
AKTUALITET

Erion Braçe bën thirrje marrjen e masave: Krim me pasoja të rënda…

13/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!