Kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria ka gati një projekt për të prodhuar makina për nevojat e shtetit, me kompaninë e shiptares, Arjeta Puca.
Rama tha se këto makina do të vihen në shërbim për nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Transportit.
“Krijimi i një shoqërie aksionere për prodhimin e automjeteve për nevojat e shtetit dhe për eksport është një projekt shumë i bukur, që do të na japë mundësinë që të prodhojmë për nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë, të Brendshme, të Agjencisë Kombëtare të Transportit dhe për eksport, duke u bazuar tek ekspertiza e një vajze shqiptare, me të cilën jemi duke ndërtuar këtë proces, me ndërmarrjen e saj modeste, por që fiton gara ndërkombëtare për të dërguar autoambulanca nga Ukrainë në Serbi”, u shpreh Rama.
Arjeta Puca është sipërmarrëse që aktualisht prodhon makina në fabrikën e saj në Shqipëri dhe është përzgjedhur nga OKB-ja për të prodhuar 500 autoambulanca që kanë shkuar për Ukrainën.












