Monday, November 16, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Rikthehen monopatinat? Reagon ministrja e Brendshme, Albana Koçiu: Ja e vërteta…

by Rilindje
05/02/2026
in AKTUALITET
Rikthehen monopatinat? Reagon ministrja e Brendshme, Albana Koçiu: Ja e vërteta…

Pas disa raportimeve në media se mund të riktheheshin monopatinat në rrugët e vendit, Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, ka sqaruar se kjo nuk është e vërtetë.

Sipas saj, vendimi për ndalimin e qarkullimit me monopatina mbetet në fuqi dhe nuk ka asnjë vendim për heqjen e masës së ndalimit të këtyre mjeteve.

“E PAVËRTETË! Udhëzimi për ndalimin e qarkullimit me monopatina mbetet në fuqi. Nuk ka asnjë vendim për heqjen e masës së ndalimit të përkohshëm. Policia e Shtetit vijon angazhimin e përditshëm në terren për garantimin e zbatimit të plotë të këtij udhëzimi, në përputhje me njoftimet zyrtare të bëra më herët”, thotë Koçiu.

Ministrja shprehet se bashkëpunimi i qytetarëve ka qenë i rëndësishëm dhe ka ndihmuar në uljen e numrit të aksidenteve.

“Shpreh mirënjohje për qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin në respektimin e kësaj mase, e cila synon mbrojtjen e sigurisë dhe jetës, në veçanti të të rinjve”, deklaron ajo.

Sipas saj, të dhënat e Policisë së Shtetit dhe të shërbimeve të traumës konfirmojnë një ulje të ndjeshme të aksidenteve që lidhen me përdorimin e monopatinave.

“Të dhënat e Policisë së Shtetit dhe të shërbimeve të traumës konfirmojnë një rënie të ndjeshme të numrit të aksidenteve gjatë periudhës së zbatimit të rregullores së re”, shpjegon Koçiu.

Pavarësisht uljes së aksidenteve, Ministria e Brendshme dhe institucionet përkatëse po vijojnë të monitorojnë situatën dhe të vlerësojnë çdo hap të ardhshëm. Sipas Koçiut, çdo vendimmarrje e mundshme do të vendoset duke pasur si prioritet sigurinë dhe jetën e qytetarëve.

“Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, po vijon vlerësimin e situatës për të përcaktuar vendimmarrjen më të drejtë, duke vendosur në qendër të çdo hapi sigurinë dhe jetën e çdo qytetari”, u shpreh ajo.

Ministria e Brendshme mori vendimin për të ndaluar monopatinat në rrugët e qytetit, pasi shifrat tregonin se këto mjete ishin burim aksidenti.

NGA KATEGORIA

Kërkon t’i shpëtojë 2 viteve burg/ GJKKO jep VENDIMIN “final” për Adriatik Llallën…
AKTUALITET

Kërkon t’i shpëtojë 2 viteve burg/ GJKKO jep VENDIMIN “final” për Adriatik Llallën…

16/11/2026
Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…
AKTUALITET

Java nis me shi/ Moti i keq “pushton” Shqipërinë! Kush është qyteti më i ftohtë…

16/11/2026
E TRISHTË/ Aksidenti tragjik pranë tunelit të Murrizit, kush është mjekja që humbi jetën në moshën e re…
AKTUALITET

E TRISHTË/ Aksidenti tragjik pranë tunelit të Murrizit, kush është mjekja që humbi jetën në moshën e re…

16/11/2026
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar
AKTUALITET

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar

15/11/2026
Aksident tragjik në “mes” të qytetit/ Makina përplaset me rrethrrotullimin, ja kush humb jetën…
AKTUALITET

E rëndë/ Aksidenti tragjik në Thumanë i mori jetën artistit të njohur (FOTO)

15/11/2026
Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…
AKTUALITET

Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…

15/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Kërkon t’i shpëtojë 2 viteve burg/ GJKKO jep VENDIMIN “final” për Adriatik Llallën…
AKTUALITET

Kërkon t’i shpëtojë 2 viteve burg/ GJKKO jep VENDIMIN “final” për Adriatik Llallën…

16/11/2026
Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…
AKTUALITET

Java nis me shi/ Moti i keq “pushton” Shqipërinë! Kush është qyteti më i ftohtë…

16/11/2026
E TRISHTË/ Aksidenti tragjik pranë tunelit të Murrizit, kush është mjekja që humbi jetën në moshën e re…
AKTUALITET

E TRISHTË/ Aksidenti tragjik pranë tunelit të Murrizit, kush është mjekja që humbi jetën në moshën e re…

16/11/2026
Beteja e përjashtimeve në politikë/ Kush ka larguar më shumë emra nga partia, Berisha apo Rama?
POLITIKË

Beteja e përjashtimeve në politikë/ Kush ka larguar më shumë emra nga partia, Berisha apo Rama?

15/11/2026
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar
AKTUALITET

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar

15/11/2026
Aksident tragjik në “mes” të qytetit/ Makina përplaset me rrethrrotullimin, ja kush humb jetën…
AKTUALITET

E rëndë/ Aksidenti tragjik në Thumanë i mori jetën artistit të njohur (FOTO)

15/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!