Ronaldo Nazario thuhet se i ka kërkuar presidentit të Real Madrid, Florentino Perez, të nënshkruajë me anësorin e Chelseat, Hakim Ziyech.
Marokeni shijoi Kupën e Botës në mënyrën më të mirë të mundshme, por pas kthimit te Chelsea, gjërat nuk po shkojnë siç duhet. Ai u paraqit shtatë herë në Kupën e Botës me Marokun, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asistim teksa ata përfunduan në vendin e katërt si kombëtarja më e mirë. Megjithatë, ka qenë një periudhë e vështirë në perëndim të Londrës për 29-vjeçarin.
Ziyech ka luftuar për formën e tij më të mirë dhe i kanë munguar minutat e lojës, duke bërë 15 paraqitje, por vetëm gjashtë në formacionin titullar të Graham Potter. Sipas “Fichajes”, Ronaldo braziliani ia ka rekomanduar marokenin presidentit të Real Madrid, Perez. Prioritetet e tyre qëndrojnë në arritjen e marrëveshjeve të mundshme me sulmuesin francez Mbappe dhe mesfushorin anglez të Dortmund, Jude Bellingham.