Dy ministret Ogerta Manastirliu dhe Evis Kushi janë prononcuar këtë të enjte për revoltën e studentëve të mjekësisë lidhur me planin e qeverisë për punësimin 3-vjeçar të detyrueshëm.
Kushi tha se ky vendim nuk është thjesht një konsultë me studentët por edhe më gjerë, pasi fenomeni është jashtëzakonisht shqetësues dhe Qeveria Rama është e detyruar të marrë masa, sepse rrezikojmë të ngelemi pa mjekë.
“Ne kemi nisur proces konsultimi sepse jemi përballë një rreziku që pas disa vitesh mund të mos i plotësojmë dot vendet për mjekë. Ky s’është fenomen vetëm Shqiptarë por i gjithë rajonit por edhe në vetë vendet e BE-së. Ne, si qeveri kemi përgjegjësinë që t’i parandalojmë këto problematika, pra duhet t’i paraprijmë.”, tha Kushi.












