Kryeministri Edi Rama tha se paga mesatare e kombinuar mes sektorit publik dhe atij privat është 830 euro.
Në sektorin publik kryeministri Rama pohoi se paga mesatare është në 1030 euro dhe ky prag shtoi ai do të rritet sërish.
“Paga mesatare në Shqipëri e nxjerrë nga INSTAT së fundmi është 830 euro. Paga mesatare e përgjithshme, pra kombinimin i sektorit publik me atë privat. Paga mesatare në sektorin publik është 1030 euro sot që flasim dhe do ngrihen edhe më shumë”, tha Rama.
Sipas INSTAT, sektorë më të paguar janë punonjësit e bankave, punonjës IT, shoqëri sigurimi, administrata të cilët kanë pagë mesatare deri në 3.5 herë më të lartë se të punësuarit në bujqësi, ndërtim dhe shërbime të tjera.












