“Aeroporti i Rinasit ka njohur rritjen më të shpejtë në Europë”. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në forumin ekonomik të Davosit në panelin me temë “Mënyra se si do të udhëtojmë”.
Në fjalën e tij, Rama tha se aeroporti i Shqipërisë ia kaluar edhe aeroportit të Beogradit në rajon.
“Në Shqipëri kemi aeroportin me rritjen më të shpejtë në Europë gjatë 2-3 viteve të fundit dhe kemi tejkaluar edhe Beogradin që ka qenë aeroporti më i rëndësishëm rajonal. Vitin e kaluar e mbyllëm me thuajse 12 milionë turistë. Një rritje trafiku me hyrje/dalje të jashtëzakonshme. Po hapim një aeroport të ri tashmë në Vlorë”, tha Rama.












