Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit të mirë nga Brukseli, ku Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj për Shqipërinë, të përfshirë në Grupin 3 të procesit të anëtarësimit.
“RRUGA DREJT SHQIPËRISË2030 VAZHDON PA NDALIM. Këshilli i BE miratoi çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj nga Grupi 3: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, që përfshin arsimin, digjitalizimin, punësimin, politikën ekonomike, tatimet dhe inovacionin
Deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj në vetëm 8 muaj dhe mbeten vetëm 11 të tjerë për t’u hapur – një ritëm tejet i lartë që tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për të arritur objektivin e përbashkët të mbylljes së negociatave më 2027″, shkruan Rama.












