Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se po afron përfundimi i punimeve në rrugën Leskovik-Ersekë, një segment i rëndësishëm i lidhjes turistike të zonave të Gjirokastrës, Përmetit, Ersekës dhe Korçës.
Ky investim parashikohet të shkurtojë distancat e udhëtimit dhe të sjellë një ndikim pozitiv në zhvillimin e turizmit në Shqipëri.
Kjo lidhje rrugore pritet të ndihmojë në promovimin e potencialit kulturor dhe natyror të zonës, duke bërë të mundur qasje më të lehtë dhe të shpejtë për vizitorët dhe turistët.
“Drejt fundit punimet në rrugën Leskovik-Ersekë, pjesë e lidhjes turistike të Gjirokastrës, Përmetit, me Ersekën dhe Korçën, dy zona me potencial të jashtëzakonshëm kulturor dhe natyror, një investim që do të shkurtojë distancat e udhëtimit dhe do të jetë një dritare më shumë për zhvillimin e turizmit në vendin tone“, shkruan Rama.












