Mengjesin e sotem te gjithe banoret e Big Brother jane zgjuar të çuditur kur kane pare që “Golden Eagle” dhe pija “Natyral”, produkte origjinale kosovare, janë larguar si sponsor nga Big Brother VIP.
Gjatë natës stafi e ka zëvendësuar “Golden Eagle” me pijen “8S2” e njohur ndryshe si ‘B52 gri’ e prodhuar ne Koplik, por pjese e kesaj kompanie eshte dhe pija Fruvita, nje pije e importuar nga Serbia. Nuk aludojme dot se cili ka qene motivi kryesor i nderrimit të sponsorave në mes të sezonit, urojmë që mos jetë vetem prej parave.
Pija “Golden Eagle” mori shumë emer, pasi konsumohej nga Luizi, personazhi kryesor Big Brotherit, të cilit do t’i ofrohej “posti” i ambasadorit të kesaj kompanie. Mesa duket tashmë, gjërat në shtëpinë e Big Brotherit kanë ndryshuar shumë.