Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbyllur sot fushatën elektorale në Tiranë ku dhe ka patur dhe një thirrje për të gjithë emigrantët.
Gjatë fjalës së tij Rama u bëri thirrje që të vijnë të hedhin votën e tyre të lirë për cilin ata dëshirojnë dhe të mos frikësohen nga kërcënimet që sipas kryeministrit dy sekserët në Himarë i kanë bërë atyre përmes telefonit. Për ata Rama tha se do të merret personalisht pas 14 Majit, ndërkohë i siguroi emigrantëve shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në Greqi që të mos frikësohen për letrat pasi Partia Socialiste dhe vetë Rama janë avokati i tyre.
“Tani po i them këtu dy njerëzve që quhen Spiro Koka dhe Napolon Çakalli që janë sekserë këtij dhe marrin në tel emigrantët që duan të votojnë ose duke i kërcënuar që po erdhën të votojnë për PS do i grisin letrat e qëndrimit atje. Ose po nuk erdhën të votojnë ëpr këtë maskara dhe platformën e tij do i kthejnë mbrapsh se mbas 14 Majit unë do të merrem personalisht me ata të dy”, tha Rama.












