Tirana po vijon transformimin urbanistik me një tjetër projekt shumë ambicioz, i cili synon rehabilitimin e Lumit Lana nga Ura Teknologjike [Pallati me Shigjeta] deri në kryqëzimin me Rr. “Teodor Keko” [Unaza e Re].
Kryeministri Edi Rama ka publikuar projektin i cili është pjesë e planit urbanistik të kryeqytetit, duke ndjekur standardet bashkëkohore europiane. Projekti përfshin zgjatjen e dy bulevardeve kryesore, “Gjergj Fishta” dhe “Bajram Curri”, të cilat do të shtrihen paralel me Lanën, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin dhe cilësinë e jetesës për qytetarët e Tiranës.
Segmenti i ri, i cili do të shtrihet përgjatë 1.8 kilometrave, do të përfshijë edhe ndërtimin e një shtrati të ri për lumin, me qëllim eliminimin e përmbytjeve të shpeshta dhe zhvillimin urban të zonës përreth. Ndër elementët kryesorë të këtij projekti përfshihen ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Lana, të cilat do të shërbejnë për qarkullimin e automjeteve, biçikletave dhe këmbësorëve. KETU SHIKO VIDEO-n:












