Nuk do të jenë vetëm pensionistët, ata që përfitojnë shpërblim në fundvit, por edhe disa kategori punonjësish që janë pjesë e administratës publike.
Qeveria Rama ka rishikuar buxhetin e vitit 2024 me akt normativ, ku përveç bonusit të pranverës për pensionistët ka përcaktuar shpërblim edhe për një kategori të caktuar punonjësish të administratës.
Në tabelat që shoqërojnë buxhetin e këtij viti është përcaktuar një fond prej 120 milionë lekë për “Shpërblim punonjësve mbështetës të administratës publike”. Burime bëjnë të ditur se në këtë kategori do të përfshihen shoferët, sanitaret, punonjësit e arkivit dhe protokollit.
Edhe pse fondi i vendosur në dispozicion është përcaktuar në rishikimin e buxhetit nuk bëhet ende e ditur shuma sesa do të përfitojnë kjo kategori punonjësish të administratës.