Ka nisur shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët.
Nga Asambleja e Partisë Socialiste në Vlorë kryeministri Edi Rama zbuloi se bonusi për pensionistët ndryshe nga vitet e tjera do të shpërndahet më herët. Rama theksoi se mbrojtja sociale në të gjithë buxhetin e vitit 2024, 33% e të gjithës shkon për kujdes social.
“250 milion euro në buxhetin e vitit të ardhshëm për pensionistët. Asnjëherë nuk duhet harruar se numri i pensionistëve krahasuar me të gjithë të tjerët është shumë i lartë. Mbrojtja sociale në të gjithë buxhetin 2024, 33% e të gjithës shkon për kujdes social që nga pensionistët për të cilët përveç rritjes së pensioneve përmes riindeksimit të vazhdueshëm të tyre është përcaktuar edhe bonusi i pensionistit, bonus që do ta japim përsëri tani në prag të festave por ndryshe nga vitet e tjera pikërisht për shkak se kemi një situatë financiare më të mirë se çdo vit tjetër do të fillojmë ta japim menjëherë. Ka filluar shpërndarja e bonusit të pensionistëve për festat e vitit të ri”, deklaroi Rama.












