Juristi Kreshnik Spahiu befasoi me deklaratën duke thene se në rast se Partia Socialiste fiton zgjedhjet në Rrogozhinë e në Kukës, atëherë ajo do të shpallë “zgjedhjet e parakohshme parlamentare“.
Sipas Kreshkik Spahiut, kjo levizje e Rames do te behet per shkak se kane “mundësi te arte” për të fituar një mandat të katërt.
“Partia Socialiste, Rrogozhinën dhe Kukësin, i ka një lloj testi. Nëse i fitojnë socialistët do të shikojnë mundësinë për të shpallur zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi nëse fitojnë në dy bastione të demokratëve siç është Rrogozhina dhe Kukësi, pas dy “mega-skandaleve”, atëherë socialistët nuk do kenë hezitim për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme se do e shikojnë si mundësinë më të mirë për t’u rimandatuar për një mandat të katërt”, tha Spahiu.












