Një hartë e publikuar nga Universiteti i Oksfordit, tregojnë se cilat janë vendet e botës më frutangrënës.
Sipas të dhënave të studimit, Republika Dominikane është vendi i frutangrënësve më të mëdhenj në botë. Njerëzit në ishullin e Karaibeve hanë mesatarisht 387.2 kg fruta në vit.
Por edhe Shqipëria mban shifrën rekord të konsumit të frutave në rajon. Përsa i përket vendeve të Ballkanit, Shqipëria mban vendin e parë të konsumit të frutave me 190.8 kg fruta për person në vit. Rënditja e vendeve të Ballkanit përsa i përket konsumit të frutave:
1- Shqipëria: 190.8 kg
2- Greqia: 142 kg
3- Maqedonia e Veriut: 134.27 kg
4- Serbia: 131.55 kg
5- Mali i Zi: 122.87 kg












