Kryeministri Rama ka zgjedhur që t’ju urojë të gjithëve një ditë të mbarë me pamjet e qafës së Valbonës.
Kryeministri Rama shkruan se qafa e pakonkurrueshme e Valbonës është vizituar këtë sezon si asnjëherë më parë.
Më tej, ai shkruan se Valbonën e kanë vizituar të gjithë ata turistë që përveç diellit mbi detin, zgjedhin dhe freskinë e maleve për një përvojë fantastike.
“Dhe nga qafa e pakonkurrueshme e Valbonës, e vizituar këtë sezon si asnjëherë më parë nga turistë që përveç diellit mbi detin, zgjedhin edhe freskinë e maleve për një përvojë fantastike, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan kryeministri Rama.












