Monday, November 16, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Socialistët dogjën teserën e PS-së, Manjani i ironizon: P*rdhacë që kanë…

by Rilindje
03/08/2026
in POLITIKË
Socialistët dogjën teserën e PS-së, Manjani i ironizon: P*rdhacë që kanë…

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar protestat që po mbahen në disa qytete, ku kundërshtohet propozimi i PS-së, për shkrirjen e 15 bashkive. Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se të gjithë socilistët që kanë djegur teserën e partisë, harrojnë se kjo e fundit ua ka dhënë punën në administratë.

“Por kjo protestë ka edhe një meritë: pranon publikisht atë që për vite është mohuar. Se shumë vende pune në administratën vendore nuk janë fituar me konkurs e meritë, por me teserë partie. Përndryshe, pse duhet të digjet tesera kur rrezikohet vendi i punës?”, shkruan ai.

Sipas ish-ministrit asnjë protestues nuk po e djeg teserën e PS-së për shërbime më të mira, por janë ngritur për pagat e tyre.

Postimi i plotë nga Ylli Manjani:

Pordhët e mëdha grisin edhe brekët e ra (reja)

Ka një shprehje nga Kolonja që më erdhi menjëherë në mendje kur pashë lajmin se disa socialistë vendorë grisën e dogjën teserat e partisë, sepse reforma territoriale po ua heq bashkinë.

Më duket se kjo shprehje nuk ka gjetur ndonjëherë ilustrim më të mirë.

Disa pordhacë vendorë, që kanë harruar të falënderojnë fatin e Perëndinë se pikërisht ajo teserë u hapi dyert e shtetit dhe u siguroi rrogën për vite me radhë, sot e djegin me solemnitet revolucionar. Kur njeriu arrin të grisë brekët e veta nga pordhët, çfarë është një copë teserë partie?

Është njëkohësisht për të qeshur dhe për të qarë.

Për të qeshur, sepse protesta e tyre nuk ka të bëjë fare me interesin publik. Nuk pashë askënd të fliste për kompetencat e bashkive, për shërbimet, për financat vendore, për decentralizimin apo për mënyrën se si duhet organizuar pushteti lokal. Të gjitha këto janë shumë të lodhshme. Më e thjeshtë është të grisësh teserën.

Për të qarë, sepse këta njerëz pretendojnë se reforma e shtetit duhet të ndalet për shkak të hallit të tyre personal. Sikur kufijtë administrativë të Republikës të vizatohen sipas vendit ku dikush merr pagën. Ca më keq akoma duhen vizatuar kufinjtë e bashkisë për bosin që e kanë zgjedhur aty të mbretërojë në atë asgjëland.

Por kjo protestë ka edhe një meritë: pranon publikisht atë që për vite është mohuar. Se shumë vende pune në administratën vendore nuk janë fituar me konkurs e meritë, por me teserë partie. Përndryshe, pse duhet të digjet tesera kur rrezikohet vendi i punës?

Prandaj, ndoshta veprimi i parë logjik nuk është të mbrohen bashkitë, por të lirohen zyrat nga bossët e asgjësë. Nëse dikush deklaron vetë se është aty falë partisë, atëherë le ta provojë veten jashtë mburojës së saj. Nuk mund të jesh njëkohësisht nën hijen e pushtetit dhe në protestë kundër tij. O me pushtetin, o përballë tij.

Natyrisht, nga ky kontingjent pordhacësh me brekë të vetëgrisura nuk pritet ndonjë debat serioz për reformën territoriale. Asnjëri nuk e djeg teserën sepse bashkitë nuk ofrojnë shërbime cilësore. Asnjëri nuk revoltohet se qytetarët paguajnë nga xhepi edhe funeralet, ndërsa bashkia, ku ata hanë bukë, mjaftohet vetëm me hapjen e gropës në varreza.

Në fakt, në shumë vende, kjo është metafora më e saktë për bashkinë e sotme: hap gropa për të vdekurit, ndërsa për të gjallët bën gjithnjë e më pak. Plehrat i mbledhin privatët. Ujin e energjinë i menaxhojnë institucione të tjera. Investimet e mëdha i bën qeveria qendrore. Bashkia shpesh mbetet një ndërtesë plot zyra, vula dhe rroga.

Por këtë analizë nuk e bëjnë brekëvetëgrisurit vendorë. Analiza e tyre fillon te paga dhe mbaron te kandidimi. Ata nuk mbrojnë institucionin; mbrojnë stolat e tyre dhe kolltukun e bosit zemërmirë që e ka votuar populli me “ndihmën” e stolaxhinjve brekëgrisur, tashmë edhe teserëdjegur. Se vetëm kur kolltuku lëkundet, digjet tesera. Kur tesera nuk mjafton më, grisen edhe brekët.

Dreq pune… Paska pasur të drejtë urtësia e Kolonjës. Disa pordhë janë aq të mëdha, sa nuk lënë pa grisur as brekët e reja.

NGA KATEGORIA

Beteja e përjashtimeve në politikë/ Kush ka larguar më shumë emra nga partia, Berisha apo Rama?
POLITIKË

Beteja e përjashtimeve në politikë/ Kush ka larguar më shumë emra nga partia, Berisha apo Rama?

15/11/2026
“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos
POLITIKË

“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos

15/11/2026
Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste
POLITIKË

Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste

15/11/2026
Braçe “shpërthen” keq në video: Ja e vërteta e pazarit me Ramën…
POLITIKË

Braçe “shpërthen” keq në video: Ja e vërteta e pazarit me Ramën…

15/11/2026
Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…
POLITIKË

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…

14/11/2026
SHBA bllokon lëvizjen e Shqiptarëve? Reagon me shpejtësi Spiropali dhe sqaron gjithçka…
POLITIKË

Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në PS, mbetet vetëm…

14/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Beteja e përjashtimeve në politikë/ Kush ka larguar më shumë emra nga partia, Berisha apo Rama?
POLITIKË

Beteja e përjashtimeve në politikë/ Kush ka larguar më shumë emra nga partia, Berisha apo Rama?

15/11/2026
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar
AKTUALITET

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar

15/11/2026
Aksident tragjik në “mes” të qytetit/ Makina përplaset me rrethrrotullimin, ja kush humb jetën…
AKTUALITET

E rëndë/ Aksidenti tragjik në Thumanë i mori jetën artistit të njohur (FOTO)

15/11/2026
Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…
AKTUALITET

Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…

15/11/2026
“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…
EDI RAMA

“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…

15/11/2026
“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos
POLITIKË

“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos

15/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!