Edi Rama vazhdon të qëndroje dhe të punojë në heshtje, megjithëse “Drejtësia e Re” ka dhënë një goditje të fortë nga krahu i djathtë duke nisur hetimet për Sali Berishën dhe arrestuar dhëndrin e tij, Malltezin.
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë shkuar për inspektim në Krujë në “kantieret e Rilindjes” ku po përfundojnë 22 godina 5 katëshe.
Rama konfirmoi LAJMIN E MIRË se 336 familjet e goditur nga tërmeti, deri më 31 dhjetor do te marrin FALAS çelsat e shtepive të reja.
“Në kantieret e Rilindjes pas tërmetit në Krujë ku pas peripecive të panumërta me dokumentet e pronësisë, po përfundojnë 22 godina 5 katëshe për 336 familjet e goditura nga fatkeqësia, të cilave u jemi mirënjohës për durimin e besimin se ne nuk do t’i harronim kurrësesi. Deri më 31 dhjetor do të mbyllet procesi i shortit dhe dorëzimi i çelësave. Në total deri më tani janë dorëzuar çelësat për afërsisht 6 mijë që sot jetojnë në shtëpi më të mira, më të bukura e më të forta se sa ato që humbën nga tërmeti”, shkruan Rama.












