Kryeministri Edi Rama nuk pranoi të komentonte zgjedhjen e Fredi Belerit si deputeti i Parlamentit Europian.
Nga Prishtina, ku Edi Rama mbajti një konferencë për mediat, kreu i qeverisë shqiptare tha se “nuk kam asnjë koment”.
Pyetje: Si e komenti zgjedhjet e Fredi Belerit eurodeptuet?
Përgjigjet Edi Rama: “Nuk kam asnjë koment për këtë, jam në Prishtinë”.
Kujtojmë Fredi Beleri tashmë i burgosur nga SPAK është në mesin e fituesve nga lista e kandidatëve për eurodeputet, të Partisë “Demokracia e Re “ të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.