Trajneri i Kombëtares, Sylvinho është pajisur me pasaportën shqiptare.
Nga Samiti i Diasporës që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar trajnerit të kombëtares Silvinjos çmimin “Shqiponja e Artë”, pasi sipas tij, ai është një “Shqiptar që po lind”.
Rama: “Kjo është një shqiponjë e destinuar për të gjithë shqiptarët specialë, jo specialë sepse të gjithë shqiptarët janë specialë, por për shqiptarët që janë më shumë specialë sesa specialët. Ti je i pari joshqiptar që po e merr Shqiponjën e Artë, por jo për çfarë ke bërë, por sepse je një shqiptar që po lind. Me shqiponjën e Artë të njoftoj se shumë shpejt do të kesh nënshtetësinë shqiptare.”
Më pas, Sylvinho shprehet: “Sigurisht, shqiptar puro. Ju falënderoj juve dhe të gjithë shqiptarëve. Marr këtë çmim dhe për mua është një nder i madh”.












