Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të bukur me Shqiptaret duke zbuluar perfundimin e punimeve ne nje tjeter aks te rëndësishëm.
Kreu i qeverisë shkruan se është hapur aksi i ri rrugor që lidh rrugën kombëtare Fushë Krujë – Kamëz me Rinasin. Në këtë mënyrë qytetarët marrin një tjetër akses të ri me aeroportin “Nene Tereza” që kete vit priti një numer rekord turistësh.
“Hapet segmenti i ri rrugor që lidh rrugën kombëtare Fushë Krujë – Kamëz me Rinasin, duke i dhënë një akses të ri mjeteve pranë Aeroportit “Nënë Tereza”. Kjo rrugë e re përfshin edhe urën Tubit“, shkroi Rama para pak ditesh teksa poston foto nga ky aks i hapur per automjetet.