Kryeministri Edi Rama u tregua i prerë nga Asambleja e PS, kur njoftoi se do të nisë goditja ndaj sipërmarrjeve që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve.
Një pjesë e punonjësve në vend vazhdojnë të paguhen në dorë, duke bërë që paga reale e tyre të jetë më e ulët në sistemin tatimor. Për të luftuar informalitetin, Rama ka këshilluar punëdhënësit të bëjnë deklarimin e plotë të pagave pasi ne te kundert do te futen në burg njësoj sic veprohet me hajdutët e energjise elektrike.
Për këtë arsye, Drejtoria e Tatimeve deklaron se aksioni do të kalojë në një fazë të re, për të vënë në hetim të gjithë punëdhënësit që do të zbulohen në shkelje.
“Rritja e të ardhurave nga shteti për pensionistët në vitet në vijim nuk mund të jetë domethënëse nëse nuk i japim të gjithë bashkë si shtet, qeveri dhe shoqëri si sipërmarrje një goditje domethënëse fenomenit të fshehjes së pagave që për paspojë godasin të ardhurat për sigurimet shoqërore dhe vjedhin çka u takon pensionistëve. E thënë me fjalë të tjera, do bëjmë me kuotat e sigurimeve atë që bëmë me faturat e energjisë. Ata që s’u paguajnë sigurimet sipas pagës do i trajtojmë si hajdutët e energjisë elektrike“, tha Rama.












