Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë qeverinë dhe deputetët socialistë në të gjithë vendin për të takuar pensionistët të cilët po kërkojnë urgjentisht rritje pensioni.
Rama ka publikuar foto nga diskutimet e hapura të tyre, teksa shkruan se qeveria dhe grupi parlamentar i PS janë angazhuar në të gjithë Shqipërinë, për të ndarë me pensionistët fakte e pikëpamje mbi sfidën e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit.
“Diskutim të Hapur për pensionet në rrugën drejt Shqipërisë 2030, ku qeveria dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste janë angazhuar në të gjithë Shqipërinë, për të ndarë me pensionistët fakte e pikëpamje mbi sfidën e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit“, shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një aksion të fortë për të goditur bizneset që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve. Rama tha se bizneset duhet të deklarojnë pagën reale pasi vetëm në këtë mënyrë do të rriten pensionet për gjyshërit dhe gjyshet tona.