Mazhoranca qeverisëse festoi në Pallatin e Kongreseve ditëlindjen e 32-të të Partisë Socialiste.
Në fjalën e tij, kryesocialisti Edi Rama tha se kjo forcë politike ka nevojë për një projekt të ri politik e social. Kryeministri Rama tha se Partia Socialiste duhet të projektojë të ardhmen dhe ka nevojë për një fillim të ri politik dhe organizativ. Ashtu siç tha Rama, duhet të shkojmë përtej PS-së dhe të krijojmë një hapësirë të re politike për të ardhmen më të mirë të Shqipërisë.
“Dua të përgëzoj krybashkiakët tanë! Dua tu them se më shumë se merita e tyre rezultati i bujshëm i 14 majit është manifestimi i një pritshmëri të madh njerëzish për një ndryshim të mëtejshëm. Duhet të projektojeni me të ardhmen duke e nisur reflektimin dhe punë nga vetja siç kemi bërë pas çdo zgjedhje, kur të tjerët kanë humbur dhe kanë bërtitur fitore. Sot ne kemi nevojë për një fillim të ri, për një projekt të ri politik dhe organizativ. Na duhet të shkojmë përtej PS-së ku të krijojmë një hapësirë të re politike dhe sociale. Duhet të hapim rrugë të reja për të bashkua në një komunitet të ri politik anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët e interesuar të ecim përpara”- tha Rama.












