Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka habitur të gjithë me deklaratën e tij teksa fliste per termetin tragjik që i mori jetën mijëra njerëzve në Turqi.
Sula e quan termetin një ndëshkim të zotit për qeverine turke qe ka sipas tij “shume gjynahe per te lare”. Sipas Sulës, ngjarje të tilla të këtyre përmasave i tregojnë njeriut, qeverisë e kryeministrit turk se duhet të besojë në Zot e të sillet mirë çdo ditë jo vetëm kur ka fatkeqësi natyrore.
“Keqardhje për të gjithë popullin turk. Ngjarje të tilla ndodhin, por çdo njëri duhet të kuptojë që duhet të besojë në Zot, që nga ai kryeministri turk dhe qeveria turke për të cilin kam rezerva. Duhet të kuptojë se kjo botë të sprovon me ngjarje të dhimbshme. Jo vetëm kur kemi ngjarje të tilla duhet t’i drejtohemi Zotit dhe të tregojmë njerëzillëk. Qeveria turke ka shumë gjynahe për të larë, e keqja është që i bie popullsisë. Popullsia në zonën ku ka rënë tërmet i përket zonës kurde, ndaj të cilëve ka qenë shumë e madhe”, tha Sula.












