Kryeministri Edi Rama gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, mohoi lajmet që sipas të cilave qeveria amerikane do të dërgojë refugjatë nga Palestina në Shqipëri.
“Nuk jam kontaktuar nga qeveria amerikane por për aq kohë sa do të jem në krye të qeverisë, nuk do të pranojmë palestinezë të vijnë në Shqipëri”, tha Rama duke treguar i prerë vendimin e tij për këtë çështje.
Ky reagim vjen në një moment të rëndësishëm, kur çështjet e migracionit dhe refugjatëve janë duke u diskutuar gjerësisht.
Rama mohon të gjitha lamjet që janë publikuar në media sipas të cilave Presidenti i SHBA Donald Trump, ka në strategji për të strehuar 100 mijë palestinezë në Shqipëri, si pjesë e një plani të gjerë për zhvendosjen e popullsisë nga Gaza./ Rilindje.info












