Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Selanik të Greqisë në kuadër të turit me diasporën.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se një grup i vogël kanë organizuar protesta, të cilat i quajti qesharake. Gjithashtu Rama u shpreh se këto ditë ka marrë shumë kërcënime.
Edi Rama: “Të organizuar në një protestë të ardhjes time për të takuar ju me fletushka qesharake të frymëzuara nga i ashtuquajtur nga Vorio Epir, që kanë bërë kërcime këto ditë ndaj meje që më krijojnë vetëm keqardhje. Vorio Epir është term i vdekur me kohë dhe vakt, ka vdekur bashkë me çdo ëndur të qarqeve të individëve të dalë boje këtyre anëve. Kush e përdor këtë term kur flet për jugun e Shqipërisë tregon dritëshkurtësi për të jetuar në shekullin 21. Janë fosile për gjynah”












