Ish-politikani socialist, Namik Dokle komentoi aksionin opozitar parlamentar dhe kaosin e krijuar në Kuvend.
Dokle, i cili ka shërbyer si Kryetar i Parlamentit u shpreh se vetë pamjet tregojnë se jeta e parlamentarizmit ka dalë jashtë normalitetit, ndërsa shtoi se opozita, por edhe mazhoranca duhet të respektojnë rregullat e Parlamentit.
“Gjëja kryesore që tregojnë pamjet është se jeta parlamentar ka dalë jashtë normalitetit. Mendoj se instrumentet politikë të parlamentit kur dalin jashtë normalitetit s’kanë dobi. Nuk dua të bëj rolin e gjykatësit, se unë jam socialist dhe socialist do vdes. Si qytetar them se çdo instrument jashtë parlamentar nuk i bën mirë shoqërisë dhe as atyre që i bëjnë këto gjera. Parlamentarizmi ka rregullat e veta dhe duhen respektuar si nga mazhoranca dhe nga opozita, ndryshe nuk është normalitet. Për një anormalitet që ka ndodhur në Parlament, unë kam dhënë dorëheqjen nga detyra si kryetar i Kuvendit.”, u shpreh Dokle.












