Një moment plot humor ka ndodhur gjatë takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Belgjikës, Bart De Wever, teksa ky i fundit ishte duke mbajtur fjalimin.
Kryeministri belg ishte duke mbajtur fjalimin e tij, ku në atë moment kalon kreu i Partisë Socialiste dhe i është afruar papritur, duke e përqafuar nga pas.
Ndërkohë, Bart De Wever, bëri një reagim, e cila u shoqërua nga të pranishmit me humor, teksa e konsideroi si një person që shfaqet gjithmonë fshehurazi.
“Duhet të jetë shqiptari. Ai gjithmonë shfaqet tinëzisht nga pas…”, u shpreh ai.
Kujtojmë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ditën e sotme është në Berlin, i cili është duke marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”, me ftesë të Federal të Gjermanisë, Friedrich Merz të Gjermanisë.












