Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me disa të rinj që kanë aplikuar në platformën “Deputeti që duam”. Mes tyre ishte edhe një nënë e re me origjinë nga Gjirokastra, që jeton prej 14 vitesh në Athinë.
Ajo quhet Aida Kasapi dhe është vajza e mjeshtrit të cirkut, Miço Kasapi. Gjatë fjalës së saj, ajo shpjegoi arsyet përse kërkon të bëhet deputet teksa nuk i kurseu vlerësimet dhe falenderimet për kryeministrin Edi Rama.
“Kryeministri Edi Rama është i vetmi njeri që është himni ynë i rrugës për në Bashkimin Europian. Krenar për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ju na bëni krenarë ditë për ditë”, tha Aida Kasapi.












