Shqipëria është e përfshirë prej ditësh nga një valë e të nxehtit afrikan ku temperaturat arrijnë deri në 42-43 gradë Celsius.
Meterologu Hakil Osmani ka dhënë detaje në lidhje me këtë valë të nxehti që sipas tij do të jetë prezente në vendin tonë deri në fund të muajit korrik.
“Vala e të nxehtit pritet që të zgjasë deri më datën 27 apo 28 korrik. Të enjten (sot) dhe të premten (neser) pritet që në vendin tonë temperaturat të shkojnë deri në 42-43 gradë Celsius. Me fillimin e javës se ardhshme do të kemi një rritje akoma më shumë të temperaturave, ku Elbasani, Gjirokastra Berati do të jene 3 qytetet qe do të “digjen” ku termometri në hije do të shënojë mbi 43.7 gradë, kurse në Tiranë, Shkodër dhe në Fier temperaturat do te shkojne deri ne 42 gradë”, ka thënë meterologu.












