Thursday, July 9, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

VIDEO/ Rama mbyll takimin në Vlorë, i nervozuar! Bën shenja me duar, bërtet…

by Rilindje
16/03/2026
in EDI RAMA
VIDEO/ Rama mbyll takimin në Vlorë, i nervozuar! Bën shenja me duar, bërtet…

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të hënë në qytetin bregdetar të Vlorës, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të pushtetit lokal, si dhe deputetë të jugut, shoqëruar nga ministrja Erjona Ismaili.

Mirëpo, siç shihet nga këto pamje që sjell portali vlonjat “Disidentët”, kryeministri është shfaqur mjaft i nervozuar në përfundim të takimit me socialistët e jugut.

Ai ngre duart dhe më pas i drejton gishtin dikujt, por nuk kuptohet nëse Edi Rama është duke bërtitur, po shanë dikë apo bëhet fjalë për diçka tjetër, që ai po ua thotë të vetëve para se të futet në makinë e të largohet.

Sa i përket takimit, ai zgjati rreth një orë dhe gjatë diskutimeve Kryeministri u ndal te projektet që po zhvillohen aktualisht në qytetin e Vlorës, si dhe te përgatitjet për sezonin e ardhshëm turistik.

Në fokus të bisedës ishte ecuria e investimeve publike dhe rëndësia e koordinimit mes pushtetit vendor dhe institucioneve qendrore për përfundimin në kohë të projekteve.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Vlorës i është kushtuar një vëmendje e veçantë vitet e fundit përmes investimeve në infrastrukturë, turizëm dhe zhvillim urban.

Ai nënvizoi se këto projekte kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e potencialit turistik të qytetit dhe në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe vizitorët.

Kryeministri kërkoi nga kryetarja e bashkisë që për çdo investim apo projekt të ri në qytet të kërkojë bashkëpunimin dhe mbështetjen e ministrive përkatëse.

Sipas tij, ky koordinim është i domosdoshëm për të përshpejtuar realizimin e projekteve dhe për të garantuar që ato të përfundojnë brenda afateve të parashikuara.

Në prag të sezonit turistik, Rama theksoi gjatë takimit me dyer të mbyllura nevojën për masa konkrete që lidhen me menaxhimin e hapësirave publike, përmirësimin e shërbimeve dhe garantimin e standardeve të pritjes për turistët.

NGA KATEGORIA

Rama me origjinë greke? Kryeministri befason me përgjigjen…
EDI RAMA

Kryeministri i jep fund dilemës! Rama mes liderëve botërorë, jep SUPER LAJMIN për Shqipërinë…

08/07/2026
Shteti dha 4 milionë euro nga buxheti për Kanye West, Rama befason: Mos turpërojmë…
EDI RAMA

Shteti dha 4 milionë euro nga buxheti për Kanye West, Rama befason: Mos turpërojmë…

08/07/2026
Ka paguar qeveria 50 milionë euro për Kanye West? Rama “shuan” dilemat…
EDI RAMA

Ka paguar qeveria 50 milionë euro për Kanye West? Rama “shuan” dilemat…

07/07/2026
“Pronarë të protestës”/ Reagon Edi Rama: Edhe pak me vonesë, duhet të dini dy gjëra…
EDI RAMA

Kryeministri i çjerr maskën “Zvërnecit”/ Rama nxjerr VIDEO-n e pazakontë të protestës: Së shpejti i pret…

07/07/2026
Edi Rama përmbyll fjalën me MESAZH të fortë: Shtrëngoni dhëmbët, mos hiqni…
EDI RAMA

“Hidhuni përpjetë ju!”/ Edi Rama nuk ndalet: Nëpër botë nuk janë budallenj…

07/07/2026
Berisha i kërkon dorëheqjen/ Rama LËVIZJE të menjëhershme ditën e hënë, mbledh…
EDI RAMA

“Po vjen NDRYSHIMI i madh në Shqipëri!”/ Rama jep lajmin e bukur: Mundësi për…

07/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

NATO pritet “të zbarkojë” në Tiranë, gazetari tallet: Çfarë do të ndodhë…
TË TJERA

NATO pritet “të zbarkojë” në Tiranë, gazetari tallet: Çfarë do të ndodhë…

08/07/2026
A do anulohet projekti në Zvërnec? Balla e thotë në VENDIMIN në mes të Parlamentit Europian…
BOTA

A do anulohet projekti në Zvërnec? Balla e thotë në VENDIMIN në mes të Parlamentit Europian…

08/07/2026
Nuk ka më dyshime! Mark Rutte e KONFIRMON lajmin në krah të Ramës: Në Shqipëri…
BOTA

Nuk ka më dyshime! Mark Rutte e KONFIRMON lajmin në krah të Ramës: Në Shqipëri…

08/07/2026
Rama me origjinë greke? Kryeministri befason me përgjigjen…
EDI RAMA

Kryeministri i jep fund dilemës! Rama mes liderëve botërorë, jep SUPER LAJMIN për Shqipërinë…

08/07/2026
LAJM I FUNDIT/ Qeveria Rama merr vendimin e papritur, shpall dy ditë pushimi…
AKTUALITET

Qeveria Rama merr vendimin/ Ministria tregon se më 14 shtator do të nisë…

08/07/2026
U largua nga PS/ Marjana Koçeku “godet” sërish Edi Ramën, zbulon se…
POLITIKË

U largua nga PS/ Marjana Koçeku “godet” sërish Edi Ramën, zbulon se…

08/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!