Vitin e ri 2024 kryeministri Edi Rama pritet që ta nisë me një mbledhje të kabinetit qeveritar.
Mësohet se mbledhja do të zhvillohet më 9 janar ndërsa Edi Rama pritet që të bëjë një bilanc për vitin që lamë pas si dhe të vendosen objektivat për 2024.
Tashmë është bërë traditë që Rama e nis vitin me një mbledhje me kabinetin, prandaj takimi pritet të jetë i formatit “retreat”.
Pas një dekade në qeveri, 2023-shi u konsiderua viti më i mirë për Shqipërinë nga kreu i qeverisë. Në konferencën e fundit të vitit 2023 Rama bëri një pasqyrë të situatës ekonomike të vendit, duke theksuar se rritja këtë vit do jetë afër nivelit 4%, por nuk la pa përmendur uljen e papunësisë, rritjen e investimeve, shtimin e eksporteve bujqësore e kulimin e sezonit turistik.












